Përgjegjësia shoqërore

Puna e kompanisë ka një rëndësi më të madhe dhe më të gjerë se funksioni primar dhe sigurimi i zhvillimit ekonomik të komunitetit. Madhësia dhe rëndësia e një kompanie shihet në angazhimin social dhe në transferimin e vlerave të korporatës tek komuniteti dhe qytetarët në mënyrë që ata të ndjejnë përfitimet e kompanisë. Prandaj, kthimi i komunitetit është i një rëndësie të jashtëzakonshme për Sloga Prom. Nëpërmjet praktikës sonë të përgjegjshme shoqërore, ne krijojmë përfitime për komunitetin e gjerë dhe për qytetarët dhe ky funksion është një nga më të rëndësishmit për Sloga Prom. Me një politikë të tillë të kompanisë ne krijojmë kushte më të mira për punonjësit tanë, për familjet, për bashkëqytetarët tanë dhe për të gjithë ne që jemi pjesë e këtij komuniteti, qyteti, komune dhe shteti.

Përgjegjësia sociale është në themel të punës sonë dhe për këtë ne veprojmë në disa fusha të rëndësishme të shoqërisë: sport, kulturë, arsim dhe segmenti socio-ekonomik. Aspirojmë drejt një game dhe ndikimi sa më të gjerë në përmirësimin e imazhit të komunitetit dhe me kalimin e viteve kemi arritur të zhvillojmë një marrëdhënie aktive dhe të përkushtuar për të përmirësuar kushtet në mënyrë të barabartë për të gjithë.

Mbështesim rregullisht projekte që janë me interes publik dhe me rëndësi për jetën shoqërore, si në nivel lokal ashtu edhe në atë kombëtar.

Kemi një bashkëpunim afatgjatë me Bankën e ushqimit në Kavadar, përmes së cilës në vazhdimësi dhurojmë produkte nga asortimenti ynë për familjet dhe individët në rrezik social.

Në fushën e sportit jemi përkrahës aktiv të klubit të futbollit KFQ Tikvesh Kavadarci dhe klubit të hendbollit KHQ Tikvesh Kavadarci.

Gjithashtu mbështesim kulturën dhe kontribuojmë në ringjalljen e saj. Si një nga aktivitetet tona në këtë pjesë është sponsorizim i i Kolonisë  Ndërkombëtare  të Artit – “De Niro” , “Kavadar –  Mihajlovo ” dhe  „De Niro “- Manastir.

Aktivish mbështesim dhe ndihmojmë tempujt fetarë. Kemi dhuruar për ndërtimin e disa objekteve kishtare në mbarë Tikveshin dhe për ndërtimin e kishës së Shën. Petka në Kavadar.

Veraria e Tikveshit   është vazhdimësi e një tradite të gjatë dhe të pasur kushtuar verës. Ky manifestim më i rëndësishëm ekonomiko-kulturor-turistik është mbështetur prej vitesh nga Sloga Prom.